Tactical Tech prezanton
What the Future Wants
(Çfarë dëshiron e ardhmja) Ekspozita, e përgatitur në bashkëpunim me të rinjtë, eksploron ndikimin e teknologjive në shoqëri.
Çfarë dëshiron e ardhmja (What the Future Wants) është një ekspozitë interaktive, e fokusuar tek të rinjtë, e cila paraqet këndvështrime të ndryshme mbi teknologjinë – duke filluar nga ajo personale, në atë politike, e deri te ajo planetare.
Si ndikon teknologjia në vëmendjen tonë, të dhënat tona, të drejtat tona, shoqëritë tona dhe mjedisin tonë të jetesës? Ekspozita interaktive është një mundësi për të rinjtë që të ndalen për një moment dhe të mendojnë se, çfarë do të thotë të rritesh në një botë digjitale, të formulojnë pyetje kritike ndaj teknologjive, të përcaktojnë se çfarë do të donin të ruanin dhe çfarë do të donin të ndryshonin në të ardhmen e tyre digjitale.
Ekspozita What the Future Wants është përgatitur në bashkëpunim me 200 të rinj të moshës 13 deri në 18 vjeç. Eksploron çështjet që janë bazë e përvojës digjitale të të rinjve: Çfarë do të thotë të rritesh në një botë digjitale? Çfarë efekti ka tek ju? Çfarë do të dëshironit të ruanit dhe çfarë do të ndryshonit në të ardhmen tuaj digjitale?
Kjo ekspozitë është e licencuar sipas Creative Commons CC BY-NC-ND 4.0.