Bëhuni nikoqir i ekspozitës tuaj What the Future Wants

Ne do t'ju udhëzojmë hap pas hapi për mënyrën e vendosjes dhe për prezantimin e ekspozitës.

Display graphic of the exhibition set-up

Bëhuni nikoqir i ekspozitës tuaj What the Future Wants

What the Future Wants (Çfarë dëshiron e ardhmja) është një ekspozitë interaktive, e fokusuar tek të rinjtë, e cila paraqet këndvështrime të ndryshme mbi teknologjinë – duke filluar nga ajo personale, në atë politike, e deri te ajo planetare. Si ndikon teknologjia në vëmendjen tonë, të dhënat tona, të drejtat tona, shoqëritë tona dhe mjedisin tonë të jetesës? Ekspozita interaktive është një mundësi për të rinjtë që të ndalen për një moment dhe të mendojnë se, çfarë do të thotë të rritesh në një botë digjitale, të formulojnë pyetje kritike ndaj teknologjive, të përcaktojnë se çfarë do të donin të ruanin dhe çfarë do të donin të ndryshonin në të ardhmen e tyre digjitale.

Ekspozita What the Future Wants është përgatitur në bashkëpunim me 200 të rinj të moshës 13 deri në 18 vjeç. Eksploron çështjet që janë bazë e përvojës digjitale të të rinjve: Çfarë do të thotë të rritesh në një botë digjitale? Çfarë efekti ka tek ju? Çfarë do të dëshironit të ruanit dhe çfarë do të ndryshonit në të ardhmen tuaj digjitale?

Kujt i dedikohet ekspozita?

Ekspozita është krijuar për të rinjtë e moshës 13 deri në 18 vjeç dhe mund të përdoret në shkolla, biblioteka, hapësira publike, muze, në festivale, si dhe kudo që ka mundësi mësimi dhe interaksioni. Ekspozita mund të organizohet nga një individ ose një grup (p.sh. një klasë).

Photo by La Loma

Çfarë përmban ekspozita ‘What the Future Wants’?

Ekspozita përfshin posterë edukativë si dhe aktivitete interaktive:

Posteri

  1. Hyrje - Teksti për ekspozitën që i fton vizitorët në atë vend.
  2. Telefoni juaj është krijuar për t’ju mposhtur - Një poster për veçoritë e aplikacioneve dhe tele-fonave inteligjentë, që janë krijuar për të tërhequr vëmendjen tonë, për të manipuluar sjelljen tonë ose për të na mashtruar.
  3. Jeta reale eselfie-s tua - Një poster që shpjegon se si funksionojnë njohja biometrike dhe njohja e fytyrës si dhe ku përdoren në jetën tonë të përditshme.
  4. Jashtë kontrollit - Një poster që eksploron ndikimin nga prodhimi i smartfonëve në rrethin social dhe mjedisor e deri te shfrytëzimi i lëndëve të para dhe asgjësimi i mbet-jeve elektronike.
  5. Bota Google - Një poster që tregon madhësinë dhe pasurinë e Google dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë.

Aktiviteti

Përshëndetje, miq - Një aktivitet ndërveprues, në kuadër të të cilit vizitorët përshkruajnë sjelljen e smartfonit të tyre me anë të të shkruarit apo të vizatuarit të një stripi të shkurtër.

Le të jemi të sinqertë - Një aktivitet me dy pjesë:

  1. lidhjen e pikave për të marrë një gjurmë të fytyrës
  2. një kuiz mbi njohjen e fytyrës dhe teknologjitë biometrike.

Praktike? - Një aktivitet për të eksploruar varësinë në rritje të shoqërisë nga telefonat inteligjentë dhe teknologjitë digjitale.

Don’t Be Evil - Një aktivitet në të cilin vizitorët mendojnë për slo-ganet e Google dhe pyesin se si duket një kompani që ‘bën keq’ he një kompani që ‘vepron në mënyrë të drejtë’.

Flluska me citate - Një grup citatesh nga garuesit e WTFW për t’u varur rreth posterave. Flluskat e zbrazëta janë gjithashtu pjesë e materialeve. Vizitorët mund t’i plotësojnë dhe t’i lënë në tryezën e aktiviteteve.

Çfarë nevojitet?

Materiale

  • Printer (për printim në formatet A6, A4 dhe A3, shihni udhëzimet e printimit më poshtë)
  • 2 x gërshërë
  • Shirit krep
  • Hapësira e murit (shih më poshtë)

Hapësirë

Do t’ju duhet një mur 6 deri në 8 metra, në varësi të hapësirës që keni.

  • Metoda më kompakte e instalimit kërkon një mur prej rreth 6 metrash. Megjithatë rekomandohet që ekspozita të vendoset në një hapësirë më të madhe, në një mur rreth 7.5 metra.
  • Mund të përdoret një mur ekzistues ose mund të instalohen panele.
  • Tabela e aktiviteteve (rreth 90x180 cm)

Njerëz

  • Instalimi kërkon të paktën dy persona.
  • Është e mundur që një grup të vendosë ekspozitën (për shembull, një klasë). Në një rast të tillë, grupi do të ndahet në grupe më të vogla, secila prej të cilave do të marrë një detyrë të veçantë (p.sh. një grup do të presë rrathët, një tjetër do t’i varë ekspozitat në mur).

Koha për vendosje

  • I gjithë ekrani kërkon 1 deri në 2 orë për t’u konfiguruar, që përfshin printimin, prerjen dhe varjen, në varësi të madhësisë së grupit.

Udhëzim hap pas hapi për të vendosur ekspozitën

Nëse dëshironi të organizoni ekspozitën tuaj What the Future Wants, ju lutemi na kontaktoni në youth@tacticaltech.org dhe ne do t'ju dërgojmë udhëzuesin e vendosjes së ekspozitës, së bashku me informacione shtesë.